Aktualitet

‘Mercedes’, ‘Volkswagen’ dhe ‘Audi’ pa doganë, ndalohen 4 persona, 8 mln lekë dëm shtetit

10 Nëntor 2019, 14:12 Nga DOSJA
‘Mercedes’, ‘Volkswagen’ dhe ‘Audi’ pa

TIRANË-Katër persona janë ndaluar nga policia, pasi sillnin makina kontrabandë dhe më pas me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore, i tjetërsonin duke i shitur për pjesë këmbimi, duke mos kryer asnjë procedurë doganore.

Ky veprim i ka kushtuar shtetit 8 mln lekë. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ka nisur hetimi ndaj shtetasve me iniciale B.G, A.F, R.Sh, I.R, është proceduar në gjendje të lirë D. B.

Raportohet se në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë edhe persona të tjerë të huaj, por ende nuk është arritur në veprime konkrete nga ana e policisë sonë.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me struktura ligjzbatuese të huaja dhe vendase, në vijim të një punë disa ditore për hetimin e rasteve të dyshuara të Kontrabandës me mallra me regjim të ndërmjetëm, Vepër Penale e parashikuar nga Neni 177 i Kodit Penal,  ka finalizuar Operacionin “Regjimi” në vijim të të cilit u bë ndalimi i katër (4) shtetasve B.G, A.F, R.Sh, I.R, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi D.B. të gjithë shtetas shqiptarë. Gjithashtu në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë edhe shtetas të huaj.

Këta shtetas në kohë të ndryshme kanë futur në Republikën e Shqipërisë automjete të tipeve/llojeve të ndryshme si Mercedes, Audi dhe Volksëagen dhe më pas me qëllim shmagien e detyrimeve doganore i tjetërsonin duke i shitur për pjesë këmbimi duke mos kryer asnjë procedurë doganore.

Vlera e detyrimit doganor të shmangur dhe penaliteti kapin një vlerë afërsisht 8 milion lekë. Hetimet vazhdojnë edhe për përfshirjen e personave apo strukturave të tjera të Administratës shtetërore.Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dogane mjete ne dogane ndalohen 4 persona dogane mjete ne dogane ndalohen 4 persona

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Nëntor 2019, 09:14

Tiranë– Personi tjetër i dyshuar për përfshirje në atentatin e 1 nëntorit te mbikalimi i Shkozetit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, Julian Sula, i njohur ndryshe ed...