Aktualitet

33-vjeçarja bëri kallëzimin, ndiqet penalisht 50-vjeçari në Vlorë, dyshohet se tentoi të abuzonte me të renë

Ka qenë vetë 33-vjeçarja ajo e cila ka bërë kallëzimin për rastin pranë autoriteteve.

29 Janar 2024, 16:58 Nga M.B
33-vjeçarja bëri kallëzimin, ndiqet penalisht 50-vjeçari
Foto ilustruese

VLORA- Një 50-vjeçar me inicialet I. A, banues në Vlorë, është proceduar penalisht në gjendje të lirë nën akuzën se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të re. Ka qenë vetë 33-vjeçarja ajo e cila ka bërë kallëzimin për rastin pranë autoriteteve.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 33 vjeçe, se 50-vjeçari ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

vlora policia ngacmim dhe abuzim

Sondazh

Poll