Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Lezhë, dy të plagosur

Dyshohet rasti në fjalë ishte një konflikt i momentit dhe se gjithçka ka degraduar në dhunë fizike.

29 Janar 2024, 16:54 Nga M.B

Sherr mes të rinjve në Lezhë, dy të plagosur

LEZHA- Disa të rinjë janë konfliktuar sot në Lezhë, konflikt ky që ka pasuar me plagosjen e dy prej tyre. Dyshohet rasti në fjalë ishte një konflikt i momentit dhe se gjithçka ka degraduar në dhunë fizike.

Mësohet po ashtu se të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa tre të tjerë janë shoqëruar për në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Gjatë pasdites, në shëtitoren “Gjergj Fishta”, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, 21-vjeçari E. Gj., 29-vjeçari A. P., 21-vjeçari K. U., 54-vjeçar M. Gj., dhe 28-vjeçari P. P. Të dëmtuar lehtë janë shtetasit M. Gj. (54 vjeç) dhe P. P. (28 vjeç), të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmë mjekësore. Tre personat e tjerë të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë. Grupi hetimor vazhdon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit.

 

 

lezha plagosje

Sondazh

Poll