Aktualitet

E godet rrufeja teksa peshkonte, humb jetën 45-vjeçari në Lagunën e Karavastasë

10 Nëntor 2019, 13:15 Nga DOSJA
E godet rrufeja teksa peshkonte, humb jetën 45-vjeçari në

DIVJAKË- Një 45-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme, teksa peshkonte, pasi dyshohet se e ka goditur rrufeja. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në Lagunën e Karavastasë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se është gjetur pa shenja jete shtetasi me inicialet A.Sh, 46 vjeç, banues në Divjakë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se viktima ka qenë duke peshkuar me varkë në lagunën e Karavastasë dhe gjatë natës dyshohet të jetë goditur nga një shkarkesë elektrike.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në Lagunën e Karavastas është gjetur pa shenja jete shtetasi A.Sh, 46 vjeç, banues në Divjakë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 46-vjeçari ka qenë duke peshkuar me varkë në lagunën e Karavastasë dhe gjatë natës dyshohet të jetë goditur nga një shkarkesë elektrike (rrufe).

Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet laguana e karavastase rrufeja godet peeshkatarin vdes peshkatari ne divjake laguana e karavastase rrufeja godet peeshkatarin vdes peshkatari ne divjake

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Nëntor 2019, 09:14

Tiranë– Personi tjetër i dyshuar për përfshirje në atentatin e 1 nëntorit te mbikalimi i Shkozetit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, Julian Sula, i njohur ndryshe ed...