Aktualitet

FOTO/ Aksident në autostradën Elbasan-Tiranë, pas përplasjes makina përfshihet nga flakët

Mësohet se automjeti me drejtuesin me inicialet G. N., është përplasur me automjetin me drejtuesin me inicialet Sh. K

29 Janar 2024, 15:03 Nga M.B
FOTO/ Aksident në autostradën Elbasan-Tiranë, pas përplasjes
Foto ilustruese

ELBASAN- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në autostradën Elbasan-Tiranë. Mësohet se automjeti me drejtuesin me inicialet G. N., është përplasur me automjetin me drejtuesin me inicialet Sh. K. Bëhet me dije se nga përplasja ka marrë flakë automjeti që drejtonte G. D.. Si pasojë e këtij aksidenti ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në autostradën "Elbasan-Tiranë", automjeti me drejtues shtetasin G. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. K. Nga përplasja ka marrë flakë automjeti që drejtonte shtetasi G. D.. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.

 

 

aksident elbasan

Sondazh

Poll