Aktualitet

Nuk u ndje mirë në punë, humb jetën 36-vjeçari në Pogradec, dyshohet se pësoi arrest kardiak

Mësohet se viktima i cili punonte në një fasoneri sapo ka mbërritur në vendin e punës është ndjerë keq.

29 Janar 2024, 12:53 Nga N.F
Nuk u ndje mirë në punë, humb jetën 36-vjeçari
Foto ilustruese

POGRADEC- Një 36-vjeçar me iniciale G.B. ka humbur jetën ditën e sotmë në Pogradec. Mësohet se viktima i cili punonte në një fasoneri sapo ka mbërritur në vendin e punës është ndjerë keq. Ai është dërgua menjëherë në spitalin e Pogradecit ku edhe humbi jetën.

Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak por trupi do t’i nënshtrohet ekspertizës së mjeko ligjorit për të përcaktuar shkakun. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

arresti kardiak pograde viktime

Sondazh

Poll