Aktualitet

Dosja e operacionit “Plumbi i Artë” kalon për gjykim, rikthehen hetimet edhe për Talo Çelën

Për të akuzuarin Florent Çekrezi, është pushuar akuza për pjesëmarrje në grup kriminal dhe do të gjykohet vetëm për mbajtje pa leje të municioneve. Operacioni i koduar “Plumbi i artë” u ndërmor pas pendesës së Nuredin Dumanit.

29 Janar 2024, 10:37 Nga N.F
Dosja e operacionit “Plumbi i Artë” kalon për gjykim,
talo çela

TIRANË- Dosja për operacionin “Plumbi i Artë”, është kaluar për gjykim ditën e sotme nga Gjykata e Posaçme.

Gjithashtu janë rikthyet hetimet për dosjen e të shumëkërkuarin e drejtësisë, Talo Çela. Hetimet kanë nisur për një vrasje që mund të jetë kryer nga ai. 

Për të akuzuarin Florent Çekrezi, është pushuar akuza për pjesëmarrje në grup kriminal dhe do të gjykohet vetëm për mbajtje pa leje të municioneve.

Operacioni i koduar “Plumbi i artë” u ndërmor pas pendesës së Nuredin Dumanit. Për të njëjtën çështje u pendua edhe Henrik Hoxhaj, por gjatë hetimit, SPAK prishi marrëveshjen e bashkëpunimit me të.

operacioni plumbi i arte talo çela

Sondazh

Poll