Aktualitet

Banorët e shtëpive të prishura nga tërmeti protestë para bashkisë në Tiranë: Ka dy muaj që nuk marrim bonusin e qerasë

Gjithashtu tregojnë se janë larguar nga shtëpitë e tyre sepse nuk donin të rrezikonin fëmijët dhe se qeveria ju ka premtuar banesa të reja te lagjia "5 maji". 

29 Janar 2024, 10:12 Nga r.ll
Banorët e shtëpive të prishura nga tërmeti protestë
foto nga protesta

TIRANË- Banorët e shtëpive të prishura nga tërmeti në zonën e ish-shkollës komunale po protestojnë ditën e sotme para bashkisë së Tiranës. Ata shprehen se prej dy muajsh nuk kanë marrë bonusin e qerasë dhe se prej 4 vitesh nga fatkeqësia e tërmetit nuk kanë marrë akoma një banesë. 

Qytetarët kanë kërkuar një takim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Gjithashtu tregojnë se janë larguar nga shtëpitë e tyre sepse nuk donin të rrezikonin fëmijët dhe se qeveria ju ka premtuar banesa të reja te lagjia "5 maji". 

Ndërkohë një incident u shënua në protestë, ku një nga banoret pasi mbajti fjalën, humbi ndjenjat për pak minuta. Më pas para bashkisë erdhi autoambulanca të cilët e morën banoren për t'i ofruar shërbimin mjekësor. 

proteste ne tirane

Sondazh

Poll