Aktualitet

Aksidenti në Gjirokastër, reagon policia: Nga përplasja e makinave janë lënduar 3 persona

Më tej në njoftim bëhët me dije se automjeti me drejtues një 25-vjeçar është përplasur me makinën e një 31-vjeçari.

29 Janar 2024, 09:55 Nga N.F
Aksidenti në Gjirokastër, reagon policia: Nga përplasja e
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Pas aksidentit të regjistruar në aksin rrugor “Ura e Kardhiqit- Gjirokastër” ka ardhur edhe reagimi i policisë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45. Më tej në njoftim bëhët me dije se automjeti me drejtues një 25-vjeçar është përplasur me makinën e një 31-vjeçari.

Për shkak të përplasjes kanë mbëtur të plagosur 3 persona përkatësisht dy shoferët dhe një pasagjere. Të lënduarit janë dërguar në spital ku kanë marrë edhe ndihmën mjëkësore.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 22:45, në aksin rrugor “Ura e Kardhiqit- Gjirokastër”, automjeti me drejtues shtetasin F. K., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. K., 31 vjeç. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere, shtetasja A. M., 23 vjeçe. Të tre të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spital.

aksident gjirokaster plagosje

Sondazh

Poll