Aktualitet

I dënuar për kanosje me armë, arrestohet në Belgjikë 30-vjeçari shqiptar (EMRI)

Sipas policisë, në muajin korrik të vitit 2023, Mark Preka pas një konflikti me një persona, e ka kanosur atë, në ambientet e një restoranti, me armë zjarri kallashnikov.

29 Janar 2024, 09:44 Nga r.ll
I dënuar për kanosje me armë, arrestohet në Belgjikë
interpol

TIRANË- Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Belgjikë, pasi gjykata e Shkodrës në vitin 2023, i kishte caktuar masën e sigurisë "arrest në burg".

Mark Preka akuzohet për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Sipas policisë, në muajin korrik të vitit 2023, Mark Preka pas një konflikti me një persona, e ka kanosur atë, në ambientet e një restoranti, me armë zjarri kallashnikov.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon bashkëpunimi me partnerët për shkëmbimin e informacioneve, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Falë bashkëpunimit me Interpol Brukselin, është kapur në Belgjikë, shtetasi M. P., 30 vjeç, lindur në Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Shtetasi M. P., në muajin korrik të vitit 2023, pas një konflikti me shtetasin A. Gj., e ka kanosur atë, në ambientet e një restoranti, me armë zjarri kallashnikov.

mark preka

Sondazh

Poll