Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, të plagosurit dërgohen në spital

Në aksident janë përfshirë një mjet tip “Volksvagen-Golf” dhe një makinë tjetër tip “Mercedes-Benz”.

29 Janar 2024, 08:20 Nga N.F
Aksident në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, të plagosurit
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një aksident është regjistriar mesnatën e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër. Ngjarja mësohet se është regjistruar pranë urës së Kardhiqit. Në aksident janë përfshirë një mjet tip “Volksvagen-Golf” dhe një makinë tjetër tip “Mercedes-Benz”.

Të plagosurit janë dërguar pranë urgjencës së spitalit rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër ndërsa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

aksident gjirokaster plagosje

Sondazh

Poll