Aktualitet

Shqiptari në Greqi grabit nën kërcënimin e thikës një market, përfundon në spital

Ngjarja ka ndodhur në orën 09:50, kur shqiptari ka hyrë në market në Acharnes të Athinës dhe ka kërcënuar me një mjet të mprehtë qytetarët, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me vrap.

28 Janar 2024, 20:00 Nga h.k
Shqiptari në Greqi grabit nën kërcënimin e thikës
Foto ilustruese

GREQI-Një 40 vjeçar shqiptar është arrestuar mëngjesin e së dielës në Greqi pasi tentoi të grabistë një market.

Ngjarja ka ndodhur në orën 09:50, kur shqiptari ka hyrë në market në Acharnes të Athinës dhe ka kërcënuar me një mjet të mprehtë qytetarët, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me vrap.

Pronari i biznesit së bashku me dy persona të tjerë e kanë ndjekur, janë përleshur fizikisht dhe për pasojë shqiptari ka përfunduar i plagosur në spital.

greqi

Sondazh

Poll