Aktualitet

Kaos mes Presidentes dhe psikologëve/ Flet Treska: Nuk kuptoj këtë nxitje për ta bërë sa më parë

Kujtojmë se Asambleja e Jashtëzakonshme u mblodh ditën e djeshme për shkak të shkeljeve sipas psikologëve, indiferencës dhe arrogancës nga ana e organeve drejtuese, në gjithë këto vite ekzistence të Urdhrit.

28 Janar 2024, 17:56 Nga h.k
Kaos mes Presidentes dhe psikologëve/ Flet Treska: Nuk kuptoj
Foto ilustruese

Presidentja e urdhrit të Psikologut Valbona Treska tha këtë të diel, se asambleja për shkarkimin e saj ishte e jashtëligjshme. 

Ajo për një intervistë për Euronews Albania tha se Asambleja u zhvillua pa pritur për verifikimin e firmave të psikologëve që kërkuan të thirrej Asambleja e jashtëzakonshme. Sipas saj ky takim nuk mund të quhet Asamble pasi nuk janë respektuar  kushtet ligjore për thirrjen e saj.

Një mbledhje asambleje për tu zhvilluar ka një bazë legjislative në të cilën duhet zhvilluar. Ne na ka ardhur para disa ditëve njoftim pranë urdhrit të psikologut, në formë jo-zyrtare, që janë mbledhur firma të psikologëve, për të bërë 1/3 e psikologëve për të thirrur asamblenë e jashtëzakonshme. Ende pa u depozituar këto firma dhe kjo kërkesë, president i urdhrit, pas konsultimit me Këshillin Kombëtar, ka dalë me një deklaratë në të cilën ka thënë edhe pse nuk është depozituar asnjë firmë, e nuk ka asnjë njoftim zyrtar për këtë gjë, ne jemi gati të bëjmë një takim me psikologët.

Firmat janë depozituar të enjten, të premten është mbledhur Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Psikologut dhe kemi vendosur të bëhej verifikimi i firmave, nëse psikologu që ka firmosur, është anëtar apo jo. Nesër, që është e hënë fillon verifikimi i firmave. Unë nuk e kuptoj gjithë këtë nxitje për ta bërë sa më parë, ndërkohë që ishte koha për ta bërë siç duhet dhe brenda të gjitha rregullave”,-tha Treska.

Kujtojmë se Asambleja e Jashtëzakonshme u mblodh ditën e djeshme për shkak të shkeljeve sipas psikologëve, indiferencës dhe arrogancës nga ana e organeve drejtuese, në gjithë këto vite ekzistence të Urdhrit.

Ata kundërshtojnë rritjen e tarifave dhe kuotizacioneve, pa u konsultuar më parë me Asamblenë dhe në mungesë të theksuar transparence.

urdheri i psikologut valbona treska

Sondazh

Poll