Grabitën 130 mln lekë pensione në postën e Krujës, lihen në burg 5 persona (Emrat)
10 Nëntor 2019, 10:54Nga DOSJA
KRUJË- Gjykata e Krujës ka vendosur arrest me burg për 5 te ndaluarit e grabitjes së postës në Krujë.
Mësohet se gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka vendosur masën “arrest me burg” për tre autorët: Mark Caka, Gazmir Caka dhe Andi Rexhepi. Gjithashtu në burg janë lënë edhe roja i postës Besnik Parruca dhe një person tjetër me iniciale A.L për moskallëzim krimi.
Ndërsa, Andi Rexhepi është cilësuar si kreu i grupit të grabitjes, ndërsa dyshohet se të njëjtët persona kanë bërë edhe grabitje të tjera në bankomatet në autostradën Tiranë-Durrës.
Bëhet me dije se gjatë kontrolleve janë sekuestruar një pjesë parave të vjedhura dhe armë.
GRABITJA
Posta e Krujës është grabitur në orët e para të mëngjesit të 4 nëntorit, ku autorët u futën dhe morën 130 mln lekë të vjetra në një prej dy kasafortave që ishin në postë dhe më pas janë larguar qetësisht. Autorët përfituan edhe nga terri në të cilin ndodhej qyteti, pasi pikërisht në momentin kur ata u futën në Postë për të vjedhur në qytet u fikën dritat.
Gjatë kohës që nuk ka pasur drita, grabitësit janë futur dhe nën ‘hundën’ e rojes, Besnik Parruca që tashmë është arrestuar, kanë vjedhur 130 milionë lekë. Madje, në momentin që ka kaluar patrulla e policisë dhe e ka pyetur 51-vjeçarin nëse ka ndonjë problem, ai e ka mohuar këtë gjë, duke thënë se është gjithçka në rregull.
Për shpërdorim detyre është vënë në pranga edhe një punonjës poste, i cili pasi ka vënë re mungesën e parave nuk ka telefonuar policinë. Ndërkohë që vlen për t’u përmendur fakti që drejtori i Postën është Xhelal Rraja, djali i të cilit Ramazani u bë figura e kësaj vere, teksa më datë 31 korrik u shpërnda masivisht videoja, ku 26-vjeçari dhunonte barbarisht një grua në ambientet QSUT-së. Ndërsa nipi i tij, Redjani dyshohet se është një autorëve të atentatit të prokurorit Arjan Ndoja.
Dibër- Ndonëse regjimi i paraviteve 90-të ishte një ndër regjimet famëkeqe të kohës për shumë shqiptar, ka edhe nga ata që e kujtojnë me nostalgji.Një ndër ta ë...
LESKOVIK– Një 74-vjeçar është zhdukur dy ditë më parë në Leskovik. Ai është Dhimitër Baze, i cili ka dalë nga shtëpia dy ditë më parë të kullotur bagëtit...
Tiranë– Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Lushnjë-Rrogozhinë. Mësohet se një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar...
Aktualitet10 Nëntor 2019, 09:14
Tiranë– Personi tjetër i dyshuar për përfshirje në atentatin e 1 nëntorit te mbikalimi i Shkozetit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, Julian Sula, i njohur ndryshe ed...
Shqipëri– Për herë të parë investimet e koncesionarëve private në ndërtimin e rrugëve pritet të kalojnë ato me fondet e brendshme të qeverisë.Por nga këto inves...
Tiranë- Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në fshatin Bërzhitë të Tiranës, ku kanë humbur jetën 2 vajza, nga 17-vjeç....
VLORË- Reshjet e shiut të rëna gjatë orëve në qytetin e Vlorës kanë sjell dhe probleme në qarkullimin e makinave, pasi disa rrugë janë përmbytur. Problemet...
TIRANË- Prej ditësh udhëtimi i Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, është mbuluar me hije misteri, pasi siç është bërë publike në media Shqipëria...
GJIROKASTËR- Një 18-vjeçar është arrestuar sot në Gjiorkastër, pasi ishte shpallur në kërkim 2 ditë më parë. I riu i kishte shpëtuar një aksioni të ...