Aktualitet

Tentuan të korruptonin efektivët e policisë, arrestohen 6 shoferë në Tiranë

Policia i ka ndaluar të arrestuarit për shkelje të cilat ata kishin regjistruar por më pas tentuan t"u jepnin para në këmbim që të mos gjobiten. 

28 Janar 2024, 11:54 Nga N.F
Tentuan të korruptonin efektivët e policisë, arrestohen 6
Paratë e fshehura

TIRANË- Gjashtë shoferë janë vënë në pranga pasi ata kanë tentuar të korruptojnë efektivët e policisë. Arrestimi i shoferëvë ka ardhur gjatë 24 orëvë të fundit. Policia i ka ndaluar të arrestuarit për shkelje të cilat ata kishin regjistruar por më pas tentuan t"u jepnin para në këmbim që të mos gjobiten. 

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjetesh që kanë tentuar të korruptojnë Punonjësit e Policisë, konkretisht shtetasit I. H., 53 vjeç, K. GJ., 49 vjeç, T. D., 61 vjeç, K. C., 27 vjeç, E. J., 27 vjeç dhe M. K., 53 vjeç.

Këta drejtues mjetesh janë konstatuar në shkelje nga shërbimet e Policisë dhe me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjore, kanë tentuar të korruptojnë Punonjësit e Policisë, duke iu ofruar atyre, shuma parash. Lufta ndaj këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, kundër shkelësve dhe atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.

policia korrupsion arrestim

Sondazh

Poll