Aktualitet

Izoloi në banesë familjarët e tij dhe i dhunonte/ Prokuroria kërkon "arrest në burg" për Jetnor Zhabolin

35-vjeçari me profesion ekonomist kishte izoluar familjen e tij në banesë duke mos i lejuar të kenë kontakt me askënd jashtë saj.

28 Janar 2024, 11:16 Nga r.ll
Izoloi në banesë familjarët e tij dhe i dhunonte/ Prokuroria
jetnor zhaboli

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë "arrest në burg" për 35-vjeçarin, Jetnor Zhaboli, deri në dalje të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar gjendjen e shëndetit mendor.

Zhaboli u vu në pranga pasi mbante të izoluar në banesë pas patur asnjë komunikim familjarët e tij në Tiranë. Seanca për masën e sigurisë pritet të mbahet të hënën në orën 09:30 në Gjykatën e Tiranës.

35-vjeçari me profesion ekonomist kishte izoluar familjen e tij në banesë duke mos i lejuar të kenë kontakt me askënd jashtë saj. Përveç se i kishte mbyllur në shtëpi ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes e cila kishte tentuar të vriste veten disa herë.

Zhaboli kishte vendosur kamera në çdo cep të shtëpisë duke përfshirë edhe tualetin për të monitoruar çdo lëvizje të nënës, gruas dhe fëmijëvë të tij. Çifti i bashkëshortëve ishin të martuar prej 10 vitesh ndërsa Zhaboli nga xhelozia kishte izoluar gruan. Ekonomisti kishte vendosur edhe një aparaturë që bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar familjaret e tij të komunikonin me asnjë person jashtë shtëpisë. 

Dyshohet që Zhaboli vuan nga probleme të shëndetit mendor por do të jetë ekspertiza që do të bëhet në vijim për të përcaktuar situatën e tij mendore. Mësohet se ai është shprehur para efektivëve se këtë veprim të tijin e kishte bërë për t'i mbrojtur ato.

jetnor zhaboli

Sondazh

Poll