Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri ndaj një mjeti, ekstradohet nga Franca 20-vjeçari (EMRI)

10 Nëntor 2019, 10:26 Nga DOSJA
Qëlloi me armë zjarri ndaj një mjeti, ekstradohet nga Franca

Tiranë-Ekstradohet nga Franca 20-vjeçari Klevis Filka, për të gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.  20-vjeçari akuzohet se në Peshkopi, pranë ish-degës ushtarake, në bashkëpunim me vëllain e tij kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku udhëtonin shtetasit A.M ., dhe A.A., ku mbeti i plagosur rëndë shtetasi A.M.

Njoftimi i Policisë:

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Franca një 20-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dyshuar për “Vrasje me paramendim”.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:

– K.F (V), 20 vjeç, lindur në Peshkopi, Dibër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në Peshkopi, pranë ish-degës ushtarake, në bashkëpunim me vëllain e tij kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku udhëtonin shtetasit A.M ., dhe A.A., ku mbeti i plagosur rëndë shtetasi A.M.

Kapja e këtij shtetasi u bë falë marrjes së informacionit nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër për vendodhjen e tij në Francë, dhe shkëmbimit në kohë të informacionit mes specialistëve të Interpol Tirana me Policinë Franceze.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë Franceze, u bë i mundur ekstradimit i tij drejt Shqipërisë.

Specialistët për hetimine Krimeve të Rënda në DVP Dibër bënë ekzekutimin e Vendimit Penal Nr. 58, datë 22.06.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila ndaj shtetasit të lartpërmendur ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradohet nga franca 20 vjeçari klevis filka ekstradohet nga franca 20 vjeçari klevis filka

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Nëntor 2019, 09:14

Tiranë– Personi tjetër i dyshuar për përfshirje në atentatin e 1 nëntorit te mbikalimi i Shkozetit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, Julian Sula, i njohur ndryshe ed...