Aktualitet

S’u kthye më në stan pasi doli për të kullotur bagëtinë, zhduket 74-vjeçari në Leskovik (Emri)

10 Nëntor 2019, 09:56 Nga DOSJA
S’u kthye më në stan pasi doli për të kullotur

LESKOVIK– Një 74-vjeçar është zhdukur dy ditë më parë në Leskovik. Ai është Dhimitër Baze, i cili ka dalë nga shtëpia dy ditë më parë të kullotur bagëtitë në zonën e Postenit dhe nuk është rikthyer në stan.Kanë qenë familjarët, ata të cilët kanë bërë denoncimin në polici.

Bagëtitë kanë gjetur rrugën dhe janë rikthyer, ç’ka ka bërë që banorët të sinjalizojnë policinë, e cila ka nisur kërkimet në të gjithë zonën për gjetjen e bariut.

Kolonjë/Informacion paraprak

Në Sallën Operative Kolonjë, jemi njoftuar nga një telefonatë, se shtetasi Dh.B, rreth 74 vjeç, banues në fshatin Postenan, ka humbur kontaktet me familjarët, pasi ka dalë për të kërkuar bagëtitë në pronësi të tij, të cilat nuk ishin kthyer në banesë.

Forcat e Policisë, që prej mëngjesit të djeshëm, po krehin zonën për të bërë të mundur gjetjen e këtij shtetasi.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Së bashku me banorë të zonës dhe Njësisë Administrative, në kërkim të tij.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhimitër baze zhduket bariu ne leskovik dhimitër baze zhduket bariu ne leskovik

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Nëntor 2019, 09:14

Tiranë– Personi tjetër i dyshuar për përfshirje në atentatin e 1 nëntorit te mbikalimi i Shkozetit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, Julian Sula, i njohur ndryshe ed...