Aktualitet

Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi/ Makina përplaset me pemën në Bërzhitë! Humbin jetën dy 17-vjeçare, shoferi pa

10 Nëntor 2019, 06:23 Nga DOSJA
Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi/ Makina përplaset me

Tiranë- Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në fshatin Bërzhitë të Tiranës, ku kanë humbur jetën 2 vajza, nga 17-vjeç. Sipas policisë viktimat janë D. T dhe S. S, 17 , të cilat ishin pasagjere në mjetin që drejtohej nga 18-vjeçari F.Shaba, i cili e ngiste makinën pa patentë. Këtë të fundit ai ia kishte marrë të atit, dhe gjatë kontrollit brenda mjetit u gjet patentat e të atit të 18-vjeçarit.

18-vjeçari me dy pasagjerët të tjerë, të mitur ndodhen në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Mësohet se adoleshentët ishin në një restorant për të festuar ditëlindjen e njërës prej pasagjereve që ndodhej në mjet, konkretisht të shtetases me inicialet L.M., 14 vjeçe, e cila ndodhet në spital.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme të siguruara nga JOQ, makina ka përfunduar jashtë rruge, duke u përplasur me një pemë dhe është shkatërruar e gjitha.

Dyshohet se shkak i  aksidentit ka qenë lagështira në rrugë dhe shpejtësia e lartë e mjetit.

Foto të aksidentit:

Njoftimi i Policisë:

Në aksin e vjetër rrugor, në Bërzhitë, automjeti me drejtues shtetasin F. SH.,18 vjeç, si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret në automjet, D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit F. SH së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjeksor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident i frikshëm në tiranë aksident ne tirane aksident i frikshëm në tiranë aksident ne tirane

Sondazh

Poll