Aktualitet

VIDEO/ Vlora nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët kryesore në qytet

9 Nëntor 2019, 20:53 Nga DOSJA
VIDEO/ Vlora nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët kryesore

VLORË- Reshjet e shiut të rëna gjatë orëve në qytetin e Vlorës kanë sjell dhe probleme në qarkullimin e makinave, pasi disa rrugë janë përmbytur. Problemet më të shumta janë në rrugën “Albano dhe Romina” dhe në zonën e njohur si Skela dhe rruga e portit.

Këto janë zonat më problematike në Vlorë që janë përmbytur dhe herë të tjera, por ende nuk janë marrë masa afatgjata nga Bashkia Vlorë, për rregullimin e këtij problemi.

Sipas informacioneve mësohet se punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve janë në terren për normalizimin e situatës. Meteorologët kanë parashikuar që reshjet do të vijojnë dhe në ditët në vijim, por me një intesitet më të ulët.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet permbytet vlora permbytje ne shqiperi shqiperia nen permbytet vlora permbytje ne shqiperi shqiperia nen

Sondazh

Poll