“Tenderi me risk, u përjashtuan 3 kompani nga gara”, Fusha shpk fiton projektin ‘Lungomare 2’ në Vlorë
9 Nëntor 2019, 16:44Nga DOSJA
TIRANË- Kompania Fusha shpk që është akuzuar për lidhjet e saj me qeverinë, ka fituar një tjetër projekt të rëndësishëm, atë të Lungomare 2 në Vlorë. Sipas të dhënave që janë publikuar drejtuesja e Open Data, Aranita Beqiraj, Fusha ka fituar projektin nga Shëtiroaje e Vlorës deri tek Tuneli.
“Në tender morrin pjesë 6 kompani shqiptare dhe procedura është shënuar nga sistemi për Prokurime Transparente si tender me risk Flamur të Kuq pasi janë skualifikuar 3 konkurent edhe me ofertë më të ulët”, shkruan më tej ajo.
REAGIMI I PLOTË
Fusha shpk fituese edhe Segmenti i II Shëtitorja e Vlorës segmenti deri tek Tuneli Kompania Fusha shpk shpallet fituese edhe për segmentin tjetër të të Shëtitores së #Vlorës. Njoftimi i fituesit është bërë javën e fundit ndërsa gara nga Fondi Shqiptar për Zhvillim është shpallur në muajin Gusht 2019. Vlera e ofertës fituese është 385 173 305 lekë. Në tender morrin pjesë 6 kompani shqiptare dhe procedura është shënuar nga sistemi për Prokurime Transparente si tender me risk Flamur të Kuq pasi janë skualifikuar 3 konkurent edhe me ofertë më të ulët. Shiko pasaportën http://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/241 Fusha shpk ka fituar edhe tendera të tjera për rikonstruksion bulevarde dhe shëtitore të shpallura nga Fondi Shqiptar për Zhvillim si: 1. Vazhdim i Shëtitores së Vlorës 2. Shëtitorja Naim Frashëri në Sarandë 3. Rikonstruksion i Bulevardit Vlorë 4. Ndërtim i Shëtitores Mak Albania Golem Kavajë 5. Rehabilitim i Gjelbërimit anësor dhe hyrje dalje në qendrat e banuara në segmenti Levan Kakavijë 6. Ndërtim i Shëtitores së Sarandës. Pasaporta e kësaj shoqërie është e përditësuar të Open Corporates Albania http://www.opencorporates.al/sq/nipt/j61922018s Ndërsa Lista e kontratave më Fondin Shqiptar për Zhvillim është publikuar tek Open Procurement Albaniahttp://openprocurement.al/…/al…/list/corporate_id/J61922018S
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Me datë 28 nëntor Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë do të organizojë një marshim për bashkimin Shqipëri-Kosovë”. Marshimi do të nisë n...
TIRANË– Modelja Kejvina Kthella ua hodhi fajin mediave për publikimin e detajeve nga lidhja e saj intime me Redjan Rrajën, të akuzuarin si atentator ...
TIRANË- Ish-velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella ka reaguar për herë të parë pas përfshirjes së saj në probleme me policinë dhe marrjen në pyetje pë...
SHKODËR- Një aksident i rëndë është shënaur sot në mesditë në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Sipas informacioneve mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur ...
DURRËS- Janë riaktivizuar hetimet lidhur me rrëzimin e avionit të drogës në Ishëm të Durrësit, në vitin 2016, i cili pilotohej nga italiani Guido Guidi. Ky...
Në javën e parë të tetorit Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, urdhëroi mbylljen e transmetimeve televizive analoge në qarkun Durrës dhe Tiranë, duke e &cced...
KURBIN–Janë arrestuar nga Policia e Shtetit, dy persona të cilët akuzohen se kanë vjedhur dhe mashtruar duke vjedhur 23 kostume kombëtare në një pikë shitjeje n...
BRITANI E MADHE- Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia në Angli pasi janë kapur në një apartament, të cilin e kishin kthyer në një fabrikë të “sofistikuar” pë...
Reagime të çuditshme i ka konsideruar Mustafa Nano reagimet mbi monologun e tij të mëparshëm mbi tekstet e hip-hopit. Sipas tij këta që e akuzojnë si ser...