‘Dara’ i Krujës e “peshonte”, disa ditë me gruan në Krujë, të tjerat me Kejvinën/ Detaje nga lidhja e modeles me R
9 Nëntor 2019, 15:09Nga DOSJA
TIRANË– Modelja Kejvina Kthella ua hodhi fajin mediavepër publikimin e detajeve nga lidhja e saj intime me Redjan Rrajën, të akuzuarin si atentator i prokurorit Arjan Ndoja.
Ajo i quajti gazetarët “plehra dhe fëlliqësira”, duke mohuar indirekt çdo lidhje të saj me Rrajën dhe makinën 30 mijë euro që kishte në përdorim por që ishte në pronësinë e të fortit nga Kruja.
Por si qëndron e vërteta?
Dosja.al u interesua që prej ditës së parë për raportin e modeles me të akuzuarin.
Ne e ruajtëm për humanitet shoqëror statusin e të dashurës për Kejvinën, duke transmetuar tek publiku vetëm faktin se ajo u shoqërua për ngjarjen si dhe u mbajt 10 orë në pyetje, duke ia kursyer Kejvinës statusin privat…
Por, meqë Kejvina mohoi gjithçka, siç mohonte kohë më parë edhe mundësinë e lidhjes me një person që merret me punë të pista, (Lexo dhe shiko këtu),Dosja.alu interesua sërish për raportin e modeles me Rrajën.
Burimet i thanë Dosja.alse Rraja është i martuar me një vajzë nga Kruja me të cilën ka edhe fëmijë. Jeta e tij ishte e ndarë disa ditë në javë në Krujë, ku qëndronte me familjen dhe ditët e tjera bashkëjetonte me Kejvinën, siç shkruan edhe Shqiptarja.com.
Po ashtu, në media raportohet se jeta luksoze e Kejvinës vinte për shkak të financimit që vinte nga Rraja.
Kanë qenë bisedat e Redjan Rrajës me Kejvina Kthellën ato që e kanë zbuluar lidhjen intime të të dyve, dhe jo mediat, tek të cilat zgjodhi të hakërrehej modelja bukuroshe.
Mbase personi të cilit duhet të sulmonte Kejvina është Redjani dhe jo mediat, por kjo sërish mbetet për t’u parë në ditët në vijim. Deri atëherë, mjaftohemi me reagimet e të dyve.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ish-velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella ka reaguar për herë të parë pas përfshirjes së saj në probleme me policinë dhe marrjen në pyetje pë...
SHKODËR- Një aksident i rëndë është shënaur sot në mesditë në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Sipas informacioneve mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur ...
DURRËS- Janë riaktivizuar hetimet lidhur me rrëzimin e avionit të drogës në Ishëm të Durrësit, në vitin 2016, i cili pilotohej nga italiani Guido Guidi. Ky...
Në javën e parë të tetorit Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, urdhëroi mbylljen e transmetimeve televizive analoge në qarkun Durrës dhe Tiranë, duke e &cced...
KURBIN–Janë arrestuar nga Policia e Shtetit, dy persona të cilët akuzohen se kanë vjedhur dhe mashtruar duke vjedhur 23 kostume kombëtare në një pikë shitjeje n...
BRITANI E MADHE- Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia në Angli pasi janë kapur në një apartament, të cilin e kishin kthyer në një fabrikë të “sofistikuar” pë...
Reagime të çuditshme i ka konsideruar Mustafa Nano reagimet mbi monologun e tij të mëparshëm mbi tekstet e hip-hopit. Sipas tij këta që e akuzojnë si ser...
TIRANË– Detaje të reja dalin nga historia e “dashurisë” mes modeles Kejvina Kthellës dhe të dyshuarit kryesor për atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Re...