Aktualitet

FOTO/ I zbuluan lidhjen intime me Rrajën dhe sponsorizimin për jetën luksoze, Kejvina zemërohet me median: Gazeflliqësira,

9 Nëntor 2019, 13:10 Nga DOSJA

TIRANË- Ish-velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella ka reaguar për herë të parë pas përfshirjes së saj në probleme me policinë dhe marrjen në pyetje për 10 orë për atentatin e 1 nëntorit. Kthella, e cila deri më tani sipas grupit hetimor që po heton Redjan Rrajën është e dashura e 34-vjeçarit nga Kruja, por bukuroshja duket se ka një tjetër version. Në një reagim në rrjetet sociale, ajo sulmon mediat të cilat i quan të flliqura dhe se kanë abuzuar me emrin e saj.

“Gazeflliqësira do përgjigjeni shumë shpejt për kto artikuj qe keni përdorur në emrin tim! Po abuzoni si kafshët, plehra!”-shkruan Kejvina në rrjetet sociale, duke akuzuar mediat se kanë qenë ato që kanë abuzuar me emrin e saj.

Asnjë koment nga Kejvina për marrjen në pyetje nga policia, apo për sekuestrimin e super-makinës që kishte si pronar Redjan Rrajën, i cili akuzohet për vrasje të funksionarëve publikë.

Redjan Rraja u arrestua pak ditë më parë dhe cilësohet si një nga atentatorët e 1 nëntorit, ku vdiq Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe miku i tij, Pëllumb Ymeri (Rrumi i Shijakut). Deri më tani, pista e hetuesve është ajo e konflikteve për pronat tek Gjiri i Lalzit, dhe grupi i atentatorëve dyshohet se përbëhet nga 5 persona, mes tyre edhe Julian Sinaj, “Juli i Pashakos”, por ky i fundit jo më larg se dje i mohoi akuzat.

Ndërkohë që Kejvina Kthella, sipas burimeve në Polici dhe prokurori rezulton se është alibia e Redjan Rrajës, i cili ka thënë para grupit se e ka të dashur modelen dhe se ka qenë me të në momentin e atentatit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja kejvina kthella perplasje me arme zjarri ne shkozet redjan rraja arrestohet redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja kejvina kthella perplasje me arme zjarri ne shkozet redjan rraja

Sondazh

Poll