Rrëzimi i avionit në Ishëm/ Riaktivizohen hetimet, vjen në Tiranë dosja me emrat e “të fortëve” të Fushë Krujës
9 Nëntor 2019, 13:59Nga DOSJA
DURRËS- Janë riaktivizuar hetimet lidhur me rrëzimin e avionit të drogës në Ishëm të Durrësit, në vitin 2016, i cili pilotohej nga italiani Guido Guidi. Ky i fundit ishte liruar me garanci pasuror prej 10 mijë eurosh. Prokuroria shqiptare kishte dërguar letërporosi në Itali lidhur me ngjarjen dhe ka marrë përgjigje nga autoritetet fqinje një muaj e gjysmë më parë.
Në dosjen e mbërritur tashmë në drejtësinë shqiptare janë emrat dhe provat, që faktojnë trafikun e drogës. Bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, që ka organizuar trafikun e drogës Shqipëri-Itali. Një pjesë e këtyre personave, emrat e të cilëve janë tashmë në duart e prokurorëve shqiptarë, rezultojnë të jenë nga Fushë Kruja dhe të arrestuar më parë në vendin fqinj për trafik droge.
Burime i thanë gazetares Klodiana Lala se kanë ardhur emra konkretë të këtyre personave, që janë kryesisht nga Fushë Kruja dhe që organizonin trafikun dhe ishin të skeduar më herët nga drejtësia. Nga ana tjetër, pas letërporosisë, prokuroria shqiptare pritet të thërrasë në ditët në vijim edhe italianin Giudo Giudi, për ta marrë në pyetje lidhur me rrëzimin e avionit në Ishëm./
Në javën e parë të tetorit Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, urdhëroi mbylljen e transmetimeve televizive analoge në qarkun Durrës dhe Tiranë, duke e &cced...
KURBIN–Janë arrestuar nga Policia e Shtetit, dy persona të cilët akuzohen se kanë vjedhur dhe mashtruar duke vjedhur 23 kostume kombëtare në një pikë shitjeje n...
BRITANI E MADHE- Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia në Angli pasi janë kapur në një apartament, të cilin e kishin kthyer në një fabrikë të “sofistikuar” pë...
Reagime të çuditshme i ka konsideruar Mustafa Nano reagimet mbi monologun e tij të mëparshëm mbi tekstet e hip-hopit. Sipas tij këta që e akuzojnë si ser...
TIRANË– Detaje të reja dalin nga historia e “dashurisë” mes modeles Kejvina Kthellës dhe të dyshuarit kryesor për atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Re...
Në një intervistë ekskluzive telefonike për Ora News, Afrim Berisha tregon si e kaloi ditën e parë në shtëpi pranë familjes së tij, Alvini. 11 vjeçari ar...
POGRADEC– Tetë persona kanë dhunuar një 40-vjeçar në lokalin e tij mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dunicë të Pogradecit, pasi tetë agre...