Kapen hajdutët e kostumeve në Kurbin, çifti vodhi 23 veshje kombëtare, iu gjenden edhe opinga popullore
9 Nëntor 2019, 11:58Nga DOSJA
KURBIN–Janë arrestuar nga Policia e Shtetit, dy persona të cilët akuzohen se kanë vjedhur dhe mashtruar duke vjedhur 23 kostume kombëtare në një pikë shitjeje në Kurbin. Cifti i grabitësve u ndalua pasi u lokalizua nga policia në një operacion të koduar Tapiza, pas denoncimit të pronarëve të kostumeve. S. B., 54 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Mashtrim” dhe M. D., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, u arrestuan në flagrancë, ndërkohë që iu sekuestruan 23 kostume të vjedhura, 5 palë opinga popullore dhe 2 celularë.
Njoftimi i plotë:
Kurbin-Finalizohet operacioni policor i koduar “Tapiza”.
Falë reagimit të shpejtë të Policisë lokalizohen, kapen dhe arrestohen 2 shtetas të cilët me anë të mashtrimit vodhën në një pikë shitje në Kurbin, disa kostume kombëtare. Specialistët për hetimin dhe parandalimin e krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, nisur nga kallzimi që shtetasit M. H., dhe K. B., bënë pranë Komisariatit të Policisë Kurbin, se dy shtetas me anë të mashtrimit iu kishin vjedhur në pikën e tyre të shitjes në Kurbin disa kostume kombëtare, organizuan operacionin policor të koduar “Tapiza”.
Si rezultat i zhvillimit të operacionit, falë dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative se dy autorët e vjedhjes po lëviznin me mjet në drejtim të Tiranës, shërbimet e Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe janë vënë në ndjekje të tyre, ku në vendin e quajtur “Ura e Tapizës” është konstatuar dhe bllokuar mjeti me të cilën dy autorët po lëviznin.
Në vijim është ushtruar kontroll në mjetin e bllokuar, ku gjatë kontrollit u gjetë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 23 kostume kombëtare të llojeve të ndryshme, 5 palë opinga popullore (të vjedhura në pikën e shitjes në Kurbin) dhe dy aparate celular.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arretimi në flagrancë për veprën penale “Vjedhje”, të dy autorëve, shtetasve:
– S. B., 54 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Mashtrim”); – M. D., 51 vjeçe, banuese në Tiranë.
Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.
(F.G/DOSJA.AL)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
BRITANI E MADHE- Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia në Angli pasi janë kapur në një apartament, të cilin e kishin kthyer në një fabrikë të “sofistikuar” pë...
Reagime të çuditshme i ka konsideruar Mustafa Nano reagimet mbi monologun e tij të mëparshëm mbi tekstet e hip-hopit. Sipas tij këta që e akuzojnë si ser...
TIRANË– Detaje të reja dalin nga historia e “dashurisë” mes modeles Kejvina Kthellës dhe të dyshuarit kryesor për atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Re...
Në një intervistë ekskluzive telefonike për Ora News, Afrim Berisha tregon si e kaloi ditën e parë në shtëpi pranë familjes së tij, Alvini. 11 vjeçari ar...
POGRADEC– Tetë persona kanë dhunuar një 40-vjeçar në lokalin e tij mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dunicë të Pogradecit, pasi tetë agre...
ITALI– 11-vjeçari Alvin Berisha ka realizuar takimin e shumëpritur të tij me gjyshin, të cilin nuk e kishte harruar as për 5 vite në kampin e ‘Al Hol-it’...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për fundjavën e dytë të këtij muaji, i cili nisi me mot ...