Aktualitet

30 mijë euro makinë/ Pafund SMS bashkë, Kejvina Kthjella qarkullonte me “super-bishën” e Redjan Rrajës, Policia ia seku

9 Nëntor 2019, 10:18 Nga DOSJA
30 mijë euro makinë/ Pafund SMS bashkë, Kejvina Kthjella

TIRANË– Detaje të reja dalin nga historia e “dashurisë” mes modeles Kejvina Kthellës dhe të dyshuarit kryesor për atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Redjan Rrajës. 

Burime zyrtare i bëjnë me dije Dosja.al se modelja e njohur jo vetëm që kishte kohë në një lidhje me Redjanin por pranonte edhe dhurata luksoze prej tij. 

Kejvina kishte në përdorim një makinë superluksoze, që është në pronësi të “Darës së Krujës”, e që kushton jo pak por rreth 30 mijë euro dhe që është sekuestruar. 

Ndërkohë Gazeta TemA, në një artikull për modelen Kthella shkruan se ajo bashkë me Rrajën kishin pafund mesazhe bashkë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se modelja 24-vjeçare u pyet nga grupi hetimor për marrëdhënien e saj me të akuzuarin Redjan RrajaShkak për këtë është bërë alibia që Rraja ka zbuluar dy ditë më parë për hetuesit, kur ka thënë se nuk ka patur gisht në atentatin e 1 nëntorit, pasi në atë kohë kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë bashkë me të dashurën e tij. Alibia e Rrajës sqaron edhe marrëdhënien e tij me Kejvinën, ku i “forti” i fisit Rraja, shkon edhe më tej kur thotë se Kejvina nuk është thjesht një shoqe…

Redjan Rraja u la në burg nga gjykata, e cila caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërkohë që vepra penale, akuza e vrasjes së mbetur në tentativë “kundër dy ose më shumë personave”, do të kthehet në atë të vrasjes me paramendim, pas vdekjes së shoferit Andi Maloku. Ndërkohë mbeten në fuqi akuzat për “Vrasjen e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë, që lidhet me prokurorin Arjan Ndoja dhe “Armëmbajtja pa leje”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja kejvina kthella perplasje me arme zjarri ne shkozet arrestohet redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja kejvina kthella perplasje me arme zjarri ne shkozet

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Nëntor 2019, 07:47

TIRANË–  Policia rrugore ka ushtruar kontrolle në aksin Sauk-Teg në periferi të kryeqytetit për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara.Për...