Aktualitet

Kishin pirë alkool e ishin tapë, 8 persona dhunojnë pronarin e lokalit në Pogradec, 40-vjeçari: Nuk i njihja fare

9 Nëntor 2019, 08:44 Nga DOSJA
Kishin pirë alkool e ishin tapë, 8 persona dhunojnë pronarin e

POGRADEC– Tetë persona kanë dhunuar një 40-vjeçar në lokalin e tij mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dunicë të Pogradecit, pasi tetë agresorët kishin pirë alkool e ishin dehur në lokalin e tij.

Erjon Çollaku, 40 vjeç është dhunuar me mjete të forta përpara lokalit të tij duke u lënë pa ndjenja. Pronari i dhunuar i lokalit u shpreh se nuk i njihte agresorët dhe nuk i kishte dhënë asnjë shkas për përplasje.

“Erdhën dy çuna dhe tre nga fshati. Më thanë do të na bësh katër kile mish. Dolën përjashta u zunë me njëri-tjetrin. Pastaj hynë brenda pinë ndonjë birrë dhe pastaj ikën. Njëri prej tyre kishte marrë në telefon shokët. Sapo po mbyllja lokalin erdhën dhe më rrahën me shkopin e bejsbollit. Ka akoma shenja gjaku në lokal. Nuk kam frikë se nuk kam faj,”-mësohet se është shprehur 40-vjeçari.

Mësohet se 40-vjeçari është transportuar menjëherë drejt spitalit, por pa asnjë rrezik për jetën. Çollaku ka denoncuar rastin në Polici, e cila është vënë menjëherë në kërkim të 8 agresorëve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet pronari i lokalit ne pogradec erjon çollaku pogradec dhunohet pronari i lokalit ne pogradec erjon çollaku pogradec

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Nëntor 2019, 07:47

TIRANË–  Policia rrugore ka ushtruar kontrolle në aksin Sauk-Teg në periferi të kryeqytetit për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara.Për...