Aktualitet

Rritja e sigurisë në Portin e Durrësit, Pirro Vengu mblidhet me Veliun dhe Bardhin: Do marrim masa konkrete

8 Nëntor 2019, 20:43 Nga DOSJA
Rritja e sigurisë në Portin e Durrësit, Pirro Vengu mblidhet me

DURRËS– Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të APD-së, z. Pirro Vengu ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Ardi Veliu dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, z. Gjon Bardhi.

Mësohet se në kuadër të takimit ka qenë biseda për rritjen e mëtejshme të parametrave të sigurisë në Portin më të madh në vend. Pas një analize të detajuar të situatës, bashkëbiseduesit u ndalën tek nevoja për të rivlerësuar masat e sigurisë në territorin e portit.

Duke shprehur vlerësimin e Autoritetit Portual përkundrejt mbështetjes maksimale që po japin Policia e Shtetit dhe Doganat në këtë përpjekje, z. Vengu theksoi gatishmërinë e APD-së për të pasur një bashkëveprimin edhe më efektiv me institucionet ligjzbatuese që operojnë në hapësirat portuale.

Si pika hyrëse/dalëse kryesore në vendin tonë, Porti i Durrësit luan një rol kyç nga pikëpamja e sigurisë kombëtare dhe duhet të jetë brenda çdo standardi me elementët e sigurisë, u tha ndër të tjera në këtë takim. Në këtë drejtim u miratua një plan i përbashkët veprimi mes Autoritetit Portual Durrës dhe institucioneve ligjzbatuese, i cili përfshin një numër masash konkrete që synojnë rritjen e sigurisë në Portin e Durrësit në planin afat-shkurtër.

Në takim morën pjesë gjithashtu dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, z. Lorenc SHEHU, Drejtori Vendor për Kufirin dhe Migracionin Durrës, z. Ndue DOÇI dhe përfaqësues të tjerë të Policisë së Shtetit.

Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu gjon bardhi pirro vengu siguria ne portin e durresit ardi veliu gjon bardhi pirro vengu siguria ne portin e durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Nëntor 2019, 16:02

Gjendet një trup i dekompozuar në Tiranë

TIRANË– Është gjetur një trup i pajetë në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar, trupi i pajetë është gjetur në gjendje të dekompozuar dhe i përket një perso...