Aktualitet

Gjyqtari i Apelit jashtë drejtësisë, KPA konfirmon shkarkimin e Fatos Qatos

8 Nëntor 2019, 18:36 Nga DOSJA
Gjyqtari i Apelit jashtë drejtësisë, KPA konfirmon shkarkimin e

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkarkimin e Fatos Qatos, duke e lënë kështu gjyqtarin jashtë drejtësisë. 

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj  relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz anëtarë, rrëzoi ankimin e rivlerësimit të Qatos duke lënë në fuqi vednimin e marrë më datë 11 shkurt të këtij viit nga Komisionit i Pavarur i Kualifikimit.

Njoftimi i vendimit

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj  relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.7/2019, datë 11.02.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Fatos Qato kundër vendimit nr. 87, datë 17.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.11.2019.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Fatos Qato me arsyetimin se nuk justifikon pasurinë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fatos qato konfirmohet shkarkimi i fatos qatos fatos qato konfirmohet shkarkimi i fatos qatos

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Nëntor 2019, 16:02

Gjendet një trup i dekompozuar në Tiranë

TIRANË– Është gjetur një trup i pajetë në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar, trupi i pajetë është gjetur në gjendje të dekompozuar dhe i përket një perso...