Aktualitet

“Më qëllonin që të bëhesha ushtar”, fjalët e para të Alvin Berishës pas kthimit në shtëpi: ISIS më detyroi të fl

8 Nëntor 2019, 16:36 Nga DOSJA
“Më qëllonin që të bëhesha ushtar”,

ITALI- Pas shumë përpjekjesh, më në fund vogëlushi Alvin Berisha është kthyer pranë gjirit të familjes.

Tashmë 11-vjeçari ndodhet pranë babait dhe motrave të tij, të cilët e kanë pritur në aeroportin e Romës mjaft të mallëngjyer ditën e sotme.

Pas mbërritjes në shtëpi, Alvini ka folur për “La Stampa”, ku ka rrëfyer disa nga momentet e vështira që ai ka përjetuar në kampin e “vdekjes,” Al-Hol.

Ata më mësonin të bëja luftë. Gjithmonë më qëllonin dhe më bërtisnin se duhet të bëhesha ushtar. Më detyruan të flas vetëm në arabisht”,  është shprehur Alvini pas mbërritjes në shtëpi.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që mbërtheu para ekranit të gjithë njerëzit anë e mbanë botës pas prej vitesh endej në kampet e Sirisë, teksa i ati e kërkonte dëshpërimisht me zemër në dorë. Ai u shpëtua një ditë më parë dhe arriti të bashkohej me të atin, Afrim Berisha dhe me dy motrat e tij, falë një operacioni ndërkombëtar që u realizua në bashkëpunim me forcat amerikane, Gjysmë Hënën, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Inteligjencën italiane.

I vogli shqiptar u rrëmbye nga e ëma, Valbona Berisha, e cila para pesë vitesh mori Alvinin e vogël dhe u nis drejt Sirisë pa pyetur askënd për t’u bërë bashkë me forcat e ISIS.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alvin berisha historia e alvin berishes ne siri shpëtohet alvin berisha alvin berisha historia e alvin berishes ne siri shpëtohet alvin berisha

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Nëntor 2019, 16:02

Gjendet një trup i dekompozuar në Tiranë

TIRANË– Është gjetur një trup i pajetë në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar, trupi i pajetë është gjetur në gjendje të dekompozuar dhe i përket një perso...