Art&Argëtim

Shqiptarja e parë që fiton Miss Earth, Drita Ziri triumfon në konkursin botëror të bukurisë

Drita Ziri, ka tërhequr vëmendje si një prej modeleve më të bukura, duke e përfaqësuar më së miri flamurin kuqezi në Azi.

23 Dhjetor 2023, 11:02 Nga r.ll
Shqiptarja e parë që fiton Miss Earth, Drita Ziri triumfon në
drita ziri

VIETNAM- Drita Ziri, 18- vjeçarja shqiptare është shpallur ”Miss Earth 2023”, event që u mbajt në Vientam me pjesëmarrjen e 85 vajzave nga mbarë bota, duke shënuar kështu një arritje të madhe. Një sukses i madh ky për Zirin, por edhe për Shqipërinë që fiton për herë të parë kurorën në një garë bukurie botërore.

Drita Ziri, ka tërhequr vëmendje si një prej modeleve më të bukura, duke e përfaqësuar më së miri flamurin kuqezi në Azi. Modelja nga Fushë-Kruja është e bija e një personazhi të njohur në sportin shqiptar, Blerim Zirit, gjyqtarit të futbollit.

Miss Earth është një konkurs vjetor ndërkombëtar që mbahet për të festuar format e shumta të bukura dhe të ndryshme të faunës dhe për të promovuar më tej ruajtjen dhe mbrojtjen e planetit tonë.

Si ambasadore e re e Miss Earth me seli në Filipine, Drita do të përfaqësojë organizatën, e cila ka avokimin e veçantë për mbrojtjen e mjedisit. Ziri pritet gjithashtu të përdorë platformën e saj për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ndikuar tek të tjerët për të ndihmuar në shpëtimin e planetit. Edicioni i vitit të ardhshëm i Miss Earth do të mbahet sërish në Vietnam.

drita ziri

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Dhjetor 2023, 23:17 I.A

Olta Gixhari në pritje të ëmbël

Olta gixhari TIRANË- Aktorja Olta Gixhari ndodhet në pritje të ëmbël. Burime bëjnë me dije se aktorja dhe partneri i saj...