Art&Argëtim

Anna Oxa në televizionin italian: Askush nuk e di por jam ndjerë e huaj për origjinën time shqiptare

Gjatë intervistës me Venier këngëtarja rrëfen detaje nga jeta e saj personale lidhur dhe origjinën e saj shqiptare.

20 Dhjetor 2023, 12:20 Nga h.k
Anna Oxa në televizionin italian: Askush nuk e di por jam ndjerë e
Ana Oxa

ITALI-Ana Oxa në episodin e Domenica In në Rai me Mara Venier Ajo foli për veten, transformimet, marrëdhënien e saj me muzikën dhe origjinën. Gjatë intervistës me Venier këngëtarja rrëfen detaje nga jeta e saj personale lidhur dhe origjinën e saj shqiptare. Ajo flet për jetën e saj vitet e fundit dhe mënyrën e jetesës duke treguar se jeton prej kohësh në mal. 

Askush nuk e di që kam lindur në një familje në Bari, babai im është shqiptar, pasi në kohën kur ishte Konventa e Gjenevës, unë nuk mund të isha italiane, isha dhe jam shqiptar dhe është një gjë e rëndësishme, sepse jeta intensive që kisha ishte ajo e një të huaji në Itali”.

Anna Oxa prej vitesh jeton larg botës së zhurmshme të qyteteve të mëdha.

“Jetoj në mal, në natyrë të vertetë, e rrethuar me maja e pemë”.

Një zgjedhje që prezantuesja Mara Venier e cilësoi si drastike, por që këngëtarja e korrigjoi menjëherë:

Për mua ishte e natyrshme ta bëja këtë, nëse nuk do ta kisha bërë këtë, do t’ia kisha hequr vetes natyrën time të vërtetë dhe do t’ua kisha hequr njerëzve këtë muzikë që vjen nga gjetkë, ka një lidhje, një vertikalitet që të bashkon në këtë dimension, ti mbledh atë gjithçka, e bart brenda vetes dhe e transferon këtë gjë që po ndodh, që po ndodh. Ishte e natyrshme të ndiqja këtë rrugë, as që më duhej të zgjidhja, ishte ajo, pavarësisht se sa mund të kushtonte. Por kështu duhet të jetë një artist.”, shtoi kënëtarja

ana oxa

Sondazh

Poll