Art&Argëtim

Gjykata e shpalli fajtor për dhunën ndaj ish-të dashurës, Marvel dhe Disney heqin dorë nga aktori Jonathan Majors

Akuzat kundër aktorit erdhën nga një mosmarrëveshje mes tij dhe ish-të dashurës së tij britanike, Grace Jabbari, ku belerina 30-vjeçare, akuzoi Majors se e ka goditur në kokë dhe i ka thyer njërin gisht.

19 Dhjetor 2023, 11:28 Nga r.ll
Gjykata e shpalli fajtor për dhunën ndaj ish-të dashurës,
jonathan majors

SHBA- Marvel Studios ka hequr dorë nga aktori Jonathan Majors pasi ai u shpall fajtor për sulmin dhe ngacmimin ndaj ish-të dashurës së tij. 

Ylli i Marvel Cinematic Universe, ishte planifikuar të luante në filmin e ardhshëm "Avengers", por karriera e tij u prish pas vendimit të gjykatës. Një zëdhënës i studios së filmit në pronësi të Disney tha se aktori nuk do të shfaqet më në projektet e ardhshme.

Akuzat kundër aktorit erdhën nga një mosmarrëveshje mes tij dhe ish-të dashurës së tij britanike, Grace Jabbari, ku belerina 30-vjeçare, akuzoi Majors se e ka goditur në kokë dhe i ka thyer njërin gisht, shkruan Sky News.

Avokatët e Majors thanë se ajo ishte agresive, duke pretenduar se ajo u tërbua pasi lexoi një mesazh me tekst në telefonin e tij të dërguar nga një grua tjetër. Ata thanë se Jabbari i kishte përhapur këto thashetheme dhe se janë të pavërteta. Aktori ka deklaruar pafajësinë e tij gjatë gjithë kohës, por tani do të përballet me një vit burg pas dënimit të tij nga një juri në Manhattan. Që nga arrestimi i tij në mars, Majors ka humbur role të ndryshme aktrimi.

jonathan majors

Sondazh

Poll