Art&Argëtim

Kylie Minogue flet për betejën e saj me kancerin e gjirit: Frika do të jetojë brenda meje përgjithmonë

Ajo u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 2005, në moshën 36-vjeçare, ndërsa ishte në mes të turneut të saj botëror.

18 Dhjetor 2023, 21:26 Nga a.l
Kylie Minogue flet për betejën e saj me kancerin e gjirit: Frika do
Kyli Minogue

SHBA- Kylie Minogue ka bërë së fundmi një rrëfim të rrallë dhe prekës për betejën e saj me kancerin e gjirit, por edhe për traumën që i ka lënë vite pas diagnozës. Në një intervistë CBS News, këngëtarja foli për përvojën e saj, duke thënë: “Përvoja e diagnostikimit me kancer do të jetojë tek unë. Ishte e vështirë, por ishte gjithashtu e mahnitshme. Frika do të jetojë gjithmonë tek unë. Unë këndoj për të përpunuar gjithçka. Unë shkruaj për të përpunuar gjithçka. Dhe ndonjëherë, mendoj se jetoj për të performuar”. 

Ajo u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 2005, në moshën 36-vjeçare, ndërsa ishte në mes të turneut të saj botëror. Pas një mastektomie të pjesshme, shumë kimioterapisë dhe trajtimeve me rrezatim, Kylie Minogue arriti të dilte fituese. 

kylie minogue

Sondazh

Poll