Art&Argëtim

Mashtroi klientët se po bënte bamirësi përmes shitjes së panetoneve, Chiara Ferragni gjobitet me mbi 1 mln dollarë

Panetonja e markës Ferragni, e bërë nga bukëpjekësi italian Balocco, shitej për më shumë se dyfishin e çmimit të të njëjtit produkt jo të markës së saj. Balocco u gjobit gjithashtu me rreth 458,000 dollarë nga AGCM.

18 Dhjetor 2023, 09:21 Nga r.ll
Mashtroi klientët se po bënte bamirësi përmes shitjes
chiara ferragni

ITALI- Kompanitë e influencueses italiane shumë të famshme, Chiara Ferragni janë gjobitur me 1.18 milionë dollarë për mashtrimin e klientëve mbi donacionet bamirëse të lidhura me shitjen e një Panetone për Krishtlindje.

Autoriteti antitrust i Italisë (AGCM), i cili vendosi gjobën të premten, deklaroi se reklamat për panetonen, si dhe një çmim më i lartë, i mashtronin blerësit të besonin se ata po kontribuonin drejtpërdrejt në një bamirësi për një studim mbi kancerin e kockave në një spital në Torino, shkruajnë mediat e huaja.

Konsumatorët gjithashtu u mashtruan duke besuar se vetë Ferragni po bënte donacione për spitalin, kur në fakt ajo kishte bërë një pagesë të vetme për objektin prej rreth 55,000 dollarë një muaj përpara lançimit të panetones,kështu që shitjet e produkti nuk kishte fare efekt në donacionet bamirëse.

Panetonja e markës Ferragni, e bërë nga bukëpjekësi italian Balocco, shitej për më shumë se dyfishin e çmimit të të njëjtit produkt jo të markës së saj. Balocco u gjobit gjithashtu me rreth 458,000 dollarë nga AGCM.

gjobitet chiara ferragni

Sondazh

Poll