Art&Argëtim

Francezët janë të indinjuar për shkak të Miss Francës! Njihuni me fituesen e parë në historinë 103-vjeçare të konkursit që ka këtë DETAJ

Prerja e flokëve e Ev Gilles shqetësoi audiencën franceze. Publiku pretendon se juria mbajti anë.

18 Dhjetor 2023, 08:58 Nga A.B
Francezët janë të indinjuar për shkak të Miss
Fituesja

FRANCË- Mbrëmë në Francë u mbajt konkursi i Miss-it dhe menjëherë pas shpalljes së fitueses, në rrjetet sociale shpërtheu një debat i çuditshëm. Prerja e flokëve e Ev Gilles shqetësoi audiencën franceze. Publiku pretendon se juria mbajti anë.

Ev është fituesja e parë në historinë e gjatë 103-vjeçare të konkursit të Miss Francës e cila nuk ka flokë të gjatë.

Francezët janë të indinjuar për shkak të Miss

“Jemi mësuar të shohim vajza të bukura me flokë të gjata, por unë zgjodha një look androgjen me flokë të shkurtër”, tha Ev.

Ajo e përshkroi fitoren e saj si një "fitore të diversitetit" duke shtuar se çdo femër është e ndryshme dhe se të gjitha janë unike. 

Në Francë, fituesi zgjidhet nga gjysma e votave të audiencës dhe gjysma tjetër e jurisë. Gilles ishte e treta në votimin e publikut, por juria i dha asaj vendin e parë. Kjo lëvizje e jurisë është ndeshur me mosmiratim në rrjetet sociale.

"Refuzoj të pranoj që kjo është gruaja më e bukur në Francë"-shkruan një komentues.

Francezët janë të indinjuar për shkak të Miss

france miss franca ev gilles

Sondazh

Poll