Art&Argëtim

Tom Cruise është sërish i dashuruar! Kush është gruaja ruse që i ka vjedhur zemrën?

Elsina është një ish-modele, shtetase britanike dhe ka qenë e martuar me manjatin rus Dmitry Tsetkov. 

13 Dhjetor 2023, 08:30 Nga A.B
Tom Cruise është sërish i dashuruar! Kush është gruaja
Tom Cruise dhe aktorja

SHBA- Kanë kaluar 11 vjet që kur pamë Tom Cruise në publik me një grua në krah pas divorcit të tij nga Katie Holmes. Edhe pse u përfol se ishte në lidhje me Shakirën, kjo nuk u konfirmua kurrë. Këtë herë një artikull i Daily Mail ka zbuluar lidhjen që ylli i Hollivudit ka me rusen Elsina Kairova. 36-vjeçarja është vajza e një parlamentari të njohur rus dhe ish-gruaja e një oligarku tregtar diamanti.

Të dy u panë në një festë në Mayfair të Londrës dhe sipas një të ftuari: 

Ata ishin të pandashëm dhe dukej qartë se ishin çift”. Cruise dhe Cairova u shfaqën në festën në sheshin Grosvenor së bashku rreth orës 21:00 të shtunën e kaluar. Mësohet se ata janë larguar së bashku nga ngjarja në orët e para të mëngjesit.

Tom Cruise ishte shumë miqësor. Ata vazhduan t'i kërkonin fotografi dhe ai refuzoi me mirësjellje. Më në fund, DJ-ja duhej të bënte një njoftim në rusisht se Tom Cruise nuk donte foto. Ai e kaloi pjesën më të madhe të natës duke kërcyer me Elsinën dhe në një moment u gjend në mes të një grupi femrash”, tha burimi për MailOnline.

Kush është Elsina Kairova

Elsina është një ish-modele, shtetase britanike dhe ka qenë e martuar me manjatin rus Dmitry Tsetkov. Ata ndanë një rezidencë prej 22 milionë funtesh në pronën Wentworth në Surrey, si dhe shtëpi prej 18 milionë funtesh në Londër.

Çifti zotëronte gjithashtu prona si në Dubai ashtu edhe në Qipro, së bashku me veturën e tyre shumë milionëshe, stoli dhe koleksione arti. Divorci i tyre ishte në titujt kryesorë gjatë verës, pasi Elsina u akuzua për fshehjen e pasurive të rëndësishme nga ish-bashkëshorti i saj, duke përfshirë një koleksion çantash me vlerë një milion paund.

Ajo u shfaq më parë në gjykatë në vitin 2022, kur u urdhërua të paguante 117,000 £ që i detyrohej kompanisë që instaloi shatërvanë në shtëpinë e saj në Surrey. Avokati i 36-vjeçares i tha gjykatës se ish-bashkëshorti i saj dinte për të gjitha këto dhe ishte “në listën e më të kërkuarve të Kremlinit”./Dosja.al

tom cruise

Sondazh

Poll