Art&Argëtim

Ditën e ditëlindjes, gazetarin Bledi Strakosha e heqin nga puna në RTSH: Nuk kam koment se çfarë po ndodh aty

Me anë të një postimi në Facebook, Strakosha sqaron arsyet se përse është pushuar nga puna, ku ka punuar kontribuuar prej një kohe të gjatë.

12 Dhjetor 2023, 10:58 Nga I.A
Ditën e ditëlindjes, gazetarin Bledi Strakosha e heqin nga puna
Bledi Strakosha

TIRANË- Gazetari Bledi Strakosha është hequr në punë nga Radio Televizioni Shqiptar. Me anë të një postimi në Facebook, Strakosha sqaron arsyet se përse është pushuar nga puna, ku ka punuar kontribuuar prej një kohe të gjatë. Ai thekson se me tekat e drejtuesve është mësuar, por po ashtu shton se me situatën që po ndodh aktualisht në RTSH, nuk ka asnjë koment.

Postimi i Plotë:

Tetë vitet e fundit në RTSH për mua u mbyllën. Asgjë e re dhe asgjë tronditëse për dikë që prej 32 vitesh punon në media. Me lëvizjet e tregut, me ndryshimin e shijeve të audiencës e ndoshta edhe me tekat e drejtuesve a me të kujt u gjendet pranë në zyrë a gjetkë në çaste të caktuara të ditës e të natës, jemi mësuar dhe nuk kapemi të papërgatitur. I vetmi emocion (i kuptueshëm kësaj radhe) vjen nga lidhja dhe afërsia shpirtërore imja me këtë institucion ku kam hyrë që fëmijë, ku kam mësuar ABC-në e profesionit, ku jam formuar nga profesionistë të televizionit e të drejtimit të mediave. Që nga fillimi i viteve ‘90-të kur nisa punën në RTSH, kam parë të kalojnë shumë emra të njohur të televizionit, siç kam parë të vijnë e të ikin drejtues dhe emërues drejtuesish: secili me shkallën e vet të përkushtimit, ndershmërisë, aftësisë, zgjuarsisë, qytetërimit. Për vullnete, të cilat nuk është ky rasti t’i analizoj, RTSH ka shumë vite që ndodhet në gjendjen që njihet, por ajo që mund të them është se në këtë institucion ka ekzistuar një lloj pakti i pashprehur ku profesionistët janë trajtuar të paktën si trajton qytetari shtëpinë me qira apo fshatari hurmën e fqinjit kur i bie në oborr. Për sa po ndodh aktualisht në RTSH nuk bëj asnjë koment. E vetmja frazë që mund të shpreh është se ëndërroj të vijë dita që RTSH të ketë një fat mesatar. Të paktën! Së fundmi, gjej rastin të falënderoj nga zemra të gjithë ju që në këto tetë vite keni zgjedhur të më ndiqni apo edhe ju që në ekranin e RTSH-së e që në programet e mia keni ndalur rastësisht. Shumë falënderime tërë atyre personaliteteve të jetës shqiptare, të cilët kanë pranuar të jenë të ftuar në emisionet e mia, qoftë edhe kur e kanë bërë për miqësi apo si “qokë” personale. Bashkë, herët a vonë do të shihemi diku. Me respekt e mirënjohje për të gjithë ju!

bledi strakosha

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Dhjetor 2023, 07:34 A.B

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskop Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni shume besnike ndaj partnerit tuaj dhe nuk do tundo...