Art&Argëtim

Paralajmërimi i Musk për Taylor Swift pasi ajo u shpall 'Personi i Vitit'

Agjencitë ndërkombëtare që komentuan reagimin e Musk për dallimin e Swift, iu referuan edhe vitit që  “Time” e kishte shpallur Adolf Hitlerin “person i vitit”, në vitin 1938.

8 Dhjetor 2023, 08:46 Nga a.l
Paralajmërimi i Musk për Taylor Swift pasi ajo u shpall 'Personi
Elon Musk Taylor Swift

SHBA- Taylor Swift është shpallur Personi i Vitit nga revista Time, një zgjedhje e duartrokitur nga miliona fansa të saj pas triumfit të turneut të saj Eras. Por Elon Musk, pasi e uroi, e paralajmëroi atë si ish-mbajtëse të të njëjtit titull, të cilin e fitoi në vitin 2021 .

“Urime. Njëfarë rreziku i rënies së popullaritetit pas këtij çmimi. Po flas nga përvoja”, ka shkruar ai me humor në Twitter.

Agjencitë ndërkombëtare që komentuan reagimin e Musk për dallimin e Swift, iu referuan edhe vitit që  “Time” e kishte shpallur Adolf Hitlerin “person i vitit”, në vitin 1938.

Duke marrë parasysh sa më sipër, një përfaqësues i revistës e ka bërë të qartë, se dhënia e këtij titulli jo gjithmonë duhet të ketë një shenjë pozitive, sepse konsiderohet më shumë, si njohje e personit që ka pasur ndikimin më të madh në ngjarjet e vitit, qoftë për mirë apo për keq. 

elon musk taylor swift

Sondazh

Poll