Art&Argëtim

Lila Moss shkon në tapetin e kuq me "fustanin" e nënës së saj të veshur 30 vite më parë

Fustani i tejdukshëm metalik ka të njëjtin model mbresëlënës të fustanit origjinal me të cilin e ëma shkëlqeu vite më parë, por ka edhe disa variacione moderne

6 Dhjetor 2023, 22:57 Nga h.k
Lila Moss shkon në tapetin e kuq me "fustanin" e nënës
Lil Moss

SHBA-Lila Moss kaloi në tapetin e kuq të çmimeve të modës me një fustan të bukur, i cili u frymëzua qartë nga një nga pamjet më ikonike të viteve ’90 të nënës së saj, Kate Moss. Modelja 21-vjeçare ka veshur versionin e saj të fustanit të zhveshur, të krijuar nga stilistja fituese e çmimit të stilistëve të rinj LVMH, Nensi Dojaka.

Moss e vogël, në fakt, tha se silueta e veshjes i kujton një armaturë që ka në të njëjtën kohë elementet seksi të të brendshmeve, thuhet në media

Fustani i tejdukshëm metalik ka të njëjtin model mbresëlënës të fustanit origjinal me të cilin e ëma shkëlqeu vite më parë, por ka edhe disa variacione moderne. Në veçanti ka kupa si dhe rripa shumë të hollë që lidhen në mënyrë tërthore.

Për bizhuteritë e saj, modelja nuk është dashur të frymëzohet nga e ëma, por ka shkuar direkt… tek burimi. Për të kompletuar look-un, ajo veshi një palë vathë vintage të varur ari nga koleksioni personal i bizhuterive të Kate Moss.

lila moss

Sondazh

Poll