Art&Argëtim

Angelina Jolie flet për periudhën e vështirë të divorcit nga Brad Pitt: U diagnostikova me paralizën e Bell-it

Jolie paraqiti kërkesën për divorc nga Pitt në vitin 2016, pak pasi ajo e akuzoi atë se kishte abuzuar me të dhe dy nga fëmijët e tyre në një avion privat.

6 Dhjetor 2023, 09:38 Nga r.ll
Angelina Jolie flet për periudhën e vështirë të
angelina jolie, brad pitt

SHBA- Aktorja e njohur, Angelina Jolie zbuloi për herë të parë në një intervistë problemet psikologjike të shkaktuara nga divorci i saj i vështirë nga Brad Pitt. Jolie foli për ankthin e saj dhe terapinë që kaloi pas ndarjes së tyre. Sipas mediave të huaja, ajo tregoi se pak para divorcit, ai vuante nga sindroma e Bell-it ose paraliza .

“Trupi im reagon shumë fuqishëm ndaj stresit. Sheqeri në gjak më shkon lart e poshtë. Papritur, gjashtë muaj para divorcit tim, mora paralizën e Bell-it.", tha ajo.

Paraliza e Bell-it është një gjendje e cila shkakton dobësi të papritura të muskujve në vetëm njërën anë të fytyrës. Në shumicën e rasteve kjo paralizë është e përkohshme dhe përmirësohet me kalimin e javëve.

Në një moment tjetër gjatë intervistës, ajo theksoi se në jetën e saj personale nuk përfshihen takimet dhe daljet, ku shprehet:“Nuk kam vërtet... jetë sociale. Kuptova se miqtë e mi më të ngushtë janë refugjatë. Ndoshta katër nga gjashtë femrat që kam rreth meje vijnë nga lufta dhe konflikti”.

Jolie paraqiti kërkesën për divorc nga Pitt në vitin 2016, pak pasi ajo e akuzoi atë se kishte abuzuar me të dhe dy nga fëmijët e tyre në një avion privat. Aktori 59-vjeçar dyshohet se ka qenë abuzues verbalisht dhe fizikisht me fëmijët e tij teksa ishte i dehur në aeroplan. Ai i ka mohuar akuzat.  Jolie dhe Pitt njoftuan ndarjen e tyre në vitin 2016, dhe për shtatë vitet e fundit takimet e çiftit dikur shumë të dashur janë zhvilluar kryesisht brenda një sallë gjyqi për mosmarrëveshjet e tyre të ndryshme financiare dhe personale.

angelina jolie

Sondazh

Poll