Art&Argëtim

Jamie Foxx flet për gjendjen e rëndë shëndetësore që kaloi: Pashë tunelin por jo dritën

Në një video që shpërndau gjatë verës, ai falënderoi të gjithë ata që e kishin mbështetur.

6 Dhjetor 2023, 09:30 Nga r.ll
Jamie Foxx flet për gjendjen e rëndë shëndetësore
jamie foxx

SHBA- Jamie Foxx mori pjesë në një event të Shoqatës së Kritikëve të Televizionit dhe Filmit, ku u nderua me një çmim aktrimi për filmin " The Burial". 

Mirëpo, ajo që ka tërhequr vëmendje është fjalimi i tij, ku përmendi për herë të parë gjendjen e rëndë shëndetësor që për pak i kushtoi jetën aktorit fitues të Oskarit, vetëm në moshën 55-vjeçare. “Është çmenduri, gjashtë muaj më parë nuk do të kisha mundur ta bëja këtë, as nuk do të mund të ecja."

Ai madje bëri shaka për teoritë e konspiracionit që qarkulluan pas shtrimit të tij në spital prillin e kaluar: Jo, unë nuk jam një klon. E di që ka shumë që thonë se jam klonuar në spital.

“Nuk do ia uroja armikut tim më të keq, është e vështirë kur i afrohesh kaq shumë fundit. Unë pashë tunelin por jo dritën. Kam një respekt të ri për jetën dhe artin tim”, u shpreh aktori.

Në një video që shpërndau gjatë verës, ai falënderoi të gjithë ata që e kishin mbështetur, duke shtuar si më poshtë: “ E di që shumë njerëz prisnin të dëgjonin nga unë, por të them të drejtën, nuk doja që ju të më shihnit kështu. Unë dua që ju të më shihni të qesh, të argëtoheni, të tregoj shaka, të bëj një film ose një serial televiziv. Nuk doja që të më shihnit me tuba në trup ndërsa unë po përpiqesha të mbijetoja."

jamie foxx

Sondazh

Poll