Art&Argëtim

Britney Spears thyen 'akullin' me të atin, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e tij, burimi: Asaj i mungon dhe e ndihmon ekonomikisht

TMZ raporton se Spears kishte një infeksion të madh në njërën nga këmbët e tij që e solli atë në spital për javë të tëra. Ai iu nënshtrua 5 operacioneve të dështuara për të kontrolluar infeksionin, por mjekët vendosën se e vetmja mënyrë për t'i shpëtuar rrezikut ishte amputimi.

5 Dhjetor 2023, 20:25 Nga a.l
Britney Spears thyen 'akullin' me të atin, shkak gjendja e
Jamie Spears

SHBA- Jeta e Britney Spears është plot me kthesa , të cilat mund të bëhen lehtësisht një skenar për një film. Deri pak orë më parë, dukej e pamundur që ajo të ribashkohej me të atin, Jemie të cilin e zvarriti në gjykata për të thyer kujdestarinë e detyrueshme 13-vjeçare.

TMZ raporton se Spears kishte një infeksion të madh në njërën nga këmbët e tij që e solli atë në spital për javë të tëra. Ai iu nënshtrua 5 operacioneve të dështuara për të kontrolluar infeksionin, por mjekët vendosën se e vetmja mënyrë për t'i shpëtuar rrezikut ishte amputimi.

I njëjti publikim shkruan se Spears nuk është mirë, por përmes gjithë kësaj mund të ketë një zhvillim pozitiv dhe të papritur. Brittney u informua për gjendjen e tij dhe nuk ishte apatike.

“Burimet tona thonë se Britney është zbutur ndaj babait të saj. Kishte raste kur ajo thoshte se i mungonte babai i saj dhe përsëri i ofroi t'i dërgonte para për ta ndihmuar”, shkruan TMZ.

Spears nuk e fshehu kurrë urrejtjen që ushqente për të atin, të cilin e fajëson për mbikëqyrjen e saj afatgjatë , menaxhimin e pasurisë së saj dhe një mori sjelljesh abuzive. Në një postim të një viti më parë në rrjetet sociale, ajo përshkroi ditën kur donte të shkonte në spa me miqtë e saj, por  kujdestaria  e detyrueshme prej tij e pengoi atë. 

jemie spears britney spears

Sondazh

Poll