Art&Argëtim

Julia Roberts për Matthew Perry: Vdekja e papritur e kujtdo në moshë kaq të re është e trishtë

Aktori i "Friends" u takua për herë të parë me Roberts kur ajo luajti në një episod të hitit sitcom. 

4 Dhjetor 2023, 21:29 Nga a.l
Julia Roberts për Matthew Perry: Vdekja e papritur e kujtdo në
Julia Roberts dhe Matthew Perry

SHBA- Aktorja, Julia Roberts ka folur për vdekjen e papritur të ish-partnerit të saj, Matthew Perry.

"Vdekja e papritur e kujtdo kaq të ri është zemërthyese. Unë mendoj se, e dini, kjo na ndihmon të gjithëve të vlerësojmë atë që kemi dhe të vazhdojmë në një mënyrë pozitive sa më mirë që mundemi," tha aktorja, e cila ishte në lidhje me Perry nga viti 1995 deri në 1996, për "Entertainment Tonight".


Perry u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos më 28 tetor. Shkaku i vdekjes së tij u shty pas autopsisë fillestare dhe një raport toksikologjik është në pritje. Aktori i "Friends" u takua për herë të parë me Roberts kur ajo luajti në një episod të hitit sitcom. Në atë kohë, ajo pranoi ta bënte këtë vetëm nëse mund të ishte pjesë e historisë së Perry-t. 

julia roberts matthew perry

Sondazh

Poll