Art&Argëtim

Rita Ora vjen me një dokumentar për vendlindjen e saj: I kushtohet kulturës së të rinjve në Kosovë

Rita Ora duke treguar motivet e dokumentarit shprehet se në vendlindjen e saj ka shumë zemërim dhe fustrim të panjohur të nëndheshëm tek të rinjtë të cilën e shohim në historinë e Kosovës.

2 Dhjetor 2023, 20:59 Nga r.ll
Rita Ora vjen me një dokumentar për vendlindjen e saj: I kushtohet
rita ora

BRITANI- Artistja e njohur botërore me origjinë nga Kosova, Rita Ora përveç muzikës, modës dhe aktrimi, po kërkon të korrë sukses edhe në krijimin e një dokumentari.

Gazeta britanike "The Sun", shkruan se diva e muzikës pop Rita Ora ka nisur punën në realizimin e një dokumentari për kulturën e të rinjve në vendin e saj të lindjes, Kosovën.

Rita Ora duke treguar motivet e dokumentarit shprehet se në vendlindjen e saj ka shumë zemërim dhe fustrim të panjohur të nëndheshëm tek të rinjtë të cilën e shohim në historinë e Kosovës.

"Jam në mes të xhirimeve të një dokumentari për kulturën e nëndheshme të fëmijëve në Kosovë. Gjashtëdhjetë për qind e popullsisë sonë është nën moshën 35 vjeç, e cila është super e re. Kjo tregon se ka kaq shumë zemërim dhe zhgënjim që po ndodh nën të gjitha kufizimet që na është dashur të shohim në historinë e vendit tonë. Kam punuar me producentë që janë vërtet të apasionuar pas Kosovës dhe prej nga jam unë.", është shprehur Rita. 

Rita Ora vizitoi fundjavën e kaluar atdheun e saj, dhe gjithashtu festoi ditëlindjen e saj të 33-të në Kosovë, ku u shoqërua edhe nga bashkëshorti, regjisori Taika Waititi. Duke folur për udhëtimin, Rita zbuloi se ajo mori kohë nga pushimet për të filmuar edhe disa skena për dokumentarin e saj të ardhshëm.

rita ora kosove

Sondazh

Poll