Art&Argëtim

Reperi veshi shqiponjën dykrenare, kush fshihet pas hit-it “Polar Opposites” të Drake, producenti shqiptar po çmend rrjetin

 “Polar Opposites” që është pjesë e albumit të tij të fundit “For All the Dogs”, ku reperi kanadez përmendi Prishtinën, u publikua me videoklip një ditë pas Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, më 29 nëntor. Përgjatë gjithë klipit, rap-artisti shfaqet i veshur me një xhaketë të kuqe, me simbolin kombëtar shqiptar, shqiponjën të stampuar në shpinë. 

30 Nëntor 2023, 13:01 Nga a.l
Reperi veshi shqiponjën dykrenare, kush fshihet pas hit-it “Polar
Gentuar Memishi

KOSOVË- Kush fshihet pas këngës së fundit 'Polar Opossites' e reperit me famë botërore, Drake, që po çmend gjithë shqiptarët? Kjo është pyetja që po qarkullon gjerësisht në rrjet, e jo pa shkas. Në videoklipin e këngës, ku Drake sigurisht zgjodhi të ishte vetë protagonist, shfaqej i veshur 'kokë e këmbë' me simbolet kombëtare shqiptare dhe shqiponjën dykrenare të flamurit tonë. 

 “Polar Opposites” që është pjesë e albumit të tij të fundit “For All the Dogs”, ku reperi kanadez përmendi Prishtinën, u publikua me videoklip një ditë pas Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, më 29 nëntor. 

Por cili është motivi që Drake solli pikërisht tani një këngë 'surprizë' për Shqipërinë e shqiptarët dhe kush fshihet pas tij? 

Në hitin e fundit dhe jo vetëm, sigurisht që ka 'gisht' një shqiptar. Bëhet fjalë për një prej producentëve të Drake, Gentuar Memishi nga Kosova që prej kohësh punon me emrat më të njohur të muzikës në botë. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GENT! (@gentmemishi)

Përveç “Polar Opposites”, Genti ka realizuar edhe hitet e tjera të Drake si bashkëpunimin e tij me 21 Savage’s – “Privileged Rappers”, “Calling For You” dhe “ëhat ëould Pluto Do”. Arritjet e Gentit përfshijnë gjithashtu bashkëpunimet me emrat e famshëm si: Lil Yachty, Doja Cat, Lil Yachty, Ty Dollar Sigh, ëiz Khalifa, J. Cole, DaBaby, “City Girls” e shumë të tjerë.

gentuar memishi polar opposites drake

Sondazh

Poll