Art&Argëtim

Në formën e një dokumentari, këngëtari i njohur James Blunt kujton kohën si ushtar në Kosovë

Gjatë detyrës në Kosovë, ai kishte sjellë me vete kitarën e tij të lidhur në pjesën e jashtme të tankut të tij dhe ndonjëherë performonte për vendasit dhe trupat.

30 Nëntor 2023, 11:11 Nga r.ll
Në formën e një dokumentari, këngëtari i njohur James
pamjet e shperndara nga james blunt

BRITANI- Këngëtari i famshëm anglez, James Blunt ka kujtuar kohën kur ka shërbyer si ushtar i NATO-S në Kosovë.

Ai ka vendosur ta sjellë këtë periudhë të jetës së tij në formën e një dokumentari që do të shfaqet në kinematë e Britanisë së Madhe më 6 dhjetor.

Në vitin 1999, Blunt iu bashkua vullnetarisht një skuadre të “Blues and Royals” duke u vendosur me NATO-n në Kosovë. Gjatë detyrës në Kosovë, ai kishte sjellë me vete kitarën e tij të lidhur në pjesën e jashtme të tankut të tij dhe ndonjëherë performonte për vendasit dhe trupat.

Ndërsa ishte në detyrë atje shkroi këngën “Pa trimëri”. Blunt zgjati shërbimin e tij ushtarak në nëntor 2000, dhe u dërgua në Regjimentin e Kalorësisë Familjare në Londër, si anëtar i Gardës së Mbretëreshës. 

james blunt

Sondazh

Poll