Art&Argëtim

'S'jam tip që pëlqen martesat'/ Alfalah refuzon të lidhë kurorë me Al Pacino, pak muaj pasi u bënë prindër

Në një ekskluzivitet të TMZ, 29-vjeçarja Alfalah tregoi se ndërsa e do aktorin 83-vjeçar, martesa nuk është në planet e çiftit.

30 Nëntor 2023, 11:07 Nga a.l
'S'jam tip që pëlqen martesat'/ Alfalah refuzon të
Al Pacino dhe Alfalah

SHBA-  Jeta e dashurisë së aktorit legjendar Al Pacino merr një kthesë të papritur. E dashura e aktorit, Noor Alfalah, ka treguar se nuk ka interes të lidhë kurorë me yllin, edhe pas lindjes së vogëlushit të tyre, Roman. Në një ekskluzivitet të TMZ, 29-vjeçarja Alfalah tregoi se ndërsa e do aktorin 83-vjeçar, martesa nuk është në planet e çiftit.

"Unë nuk mendoj se [ne duhet të martohemi]. Unë nuk jam tip për t'u martuar. Nuk ka rëndësi të martohesh”, ndërsa shtoi se festat e Krishtlindjeve do t’i kalojnë bashkë.  

Mediat raportuan më parë se Pacino do të paguajë mbi 30,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët. Përveç kësaj, atij i kërkohet të paguajë 110,000 dollarë paradhënie, të mbulojë shpenzime të tilla si një infermiere natën, të kontribuojë në faturat mjekësore që nuk mbulohen nga sigurimet dhe të depozitojë 15,000 dollarë çdo vit në një fond arsimor. 

al pacino alfalah

Sondazh

Poll