Art&Argëtim

Drake i dashuruar me shqiptare? Shfaqet me shqiponjën dykrenare, reperi: Mariana, më theve besimin

Duke lexuar këtë pjesë të tekstit, ngjan sikur Drake na qenka dashuruar me një vajzë nga Prishtina.

30 Nëntor 2023, 07:47 Nga A.B
Drake i dashuruar me shqiptare? Shfaqet me shqiponjën dykrenare, reperi:
Drake

SHBA- Reperi i njohur Drake, publikoi pak javë më parë albumin e tij të ri, ku në një prej këngëve përmendet edhe Prishtina. Megjithëse konteksti në të cilin e ka përmendur Drake -Prishtinën mbetet disi i pakuptueshëm, ai përmend edhe fjalën tensione në vargjet e këngës “Polar Opposites”.

Ose është teksti yt që po e lexoj gabim, ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese. Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, por e di që tensioni po rritet”, thuhet në vargjet e këngës së Drake.

Në videoklipin e publikuar orë më parë për këtë këngë, Drake shfaqet duke luajtur poker dhe bilardo me disa shqiptarë teksa të gjithë, përfshirë edhe reperin, mbajnë veshur xhaketa me shqiponjën dykrenare.

Drake i këndon një vajze, e cila sipas tekstit i ka bërë bllok në çdo platformë sociale. Vajza, quhet Mariana, një emër që ngjan si shqiptare. "Mariana, ti më theve besimin"- i thotë Drake.

PJESË E TEKSTIT:

Had to plans to understand ya
Mariana you broke my faith
why you gotta listen to the propaganda?
we just broke the ice, and noë you’re both leaving
I was being kind, I don’t understand ya
You should let your sister be the voice of reason
Either it’s your text that I’m misreading
Or it’s just your actions are misleading
Don’t know how they do things in Pristina
I just know the tension is increasing

Duke lexuar këtë pjesë të tekstit, ngjan sikur Drake na qenka dashuruar me një vajzë nga Prishtina.

drake

Sondazh

Poll