Art&Argëtim

'Kokë e këmbë' i veshur me flamurin kuq e zi, reperi me famë botërore Drake, zbulon surprizën për shqiptarët pas festave të Pavarësisë

Por ajo që nuk pritej ishte që të surprizoheshim nga artistë të njohur ndërkombëtarë, mes të cilëve reperi, Drake i cili nuk ka pritur më gjatë për të na befasuar të gjithëve. 

29 Nëntor 2023, 20:17 Nga a.l
'Kokë e këmbë' i veshur me flamurin kuq e zi, reperi me
Drake

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë ka kaluar çdo pritshmëri dhe e kemi fjalën për jehonën që i është bërë shqiptarëve në mbarë botën me rastin e 28-29 Nëntorit. Por ajo që nuk pritej ishte që të surprizoheshim nga artistë të njohur ndërkombëtarë, mes të cilëve reperi, Drake i cili nuk ka pritur më gjatë për të na befasuar të gjithëve. 

Pasditen e sotme reperi ka publikuar këngën “Polar Opposites” me simbole të theksuara shqiptare duke nisur nga xhaketa e kuqe me shqiponjën e zezë që mban veshur gjatë gjithë videoklipit.

Në videoklip duket se ka edhe shqiptarë të cilët janë pjesë e rrethit të tij shoqëror. Ndërsa në një moment, reperi përmend edhe kryeqytetin e Kosovës duke thënë: “Nuk e di sesi i bëjnë ato gjërat në Prishtinë!”. 

 

drake

Sondazh

Poll